Adelina Berisha nuk ka të ndalur me projektet e saj muzikore dhe viteve të fundit ajo po korr mjaft suksese, duke i sjellë publikut këngë dhe klipe atraktive.

Tani Adelina do të lansojë këngën me titull “On Air” në bashkëpunim me Dj Zap dhe Dj Chriss, të cilën e ka incizuar në studion e Enis Preshevës.

“Kënga është e stilit tim, është punuar mjaft në të, jemi munduar të sjellim diçka të mirë për adhuruesit e mi. Jam e kënaqur me Dj Zap dhe Dj Chriss të cilët më kanë përgatitur një këngë ashtu siç preferoj unë” ka thënë ajo për “Zërin”.

Kënga “On Air” ka edhe videoklipin, që pritet të shfaqet gjatë këtyre ditëve në televizionet tona. Edhe këtë klip sikur ato paraprake Adelina e ka përgatitur me produksionin “Max Produktion” nga Shqipëria.

“Është hera e tretë që po punoj videoklipe me këtë produksion, klipin e këngës “On Air” e kemi përgatitur brenda një jave, kemi bërë një punë të madhe që besoj se do t’ia vlejë”, pohon ajo.

Adelina nuk e mohon faktin se realizimi i një spoti kushton shumë, ndonëse pa sponsor thotë që vështirë se ia dal dhe ajo falënderon të gjithë sponsorët që e kanë ndihmuar në realizimin e projekteve të saj. Adelina sapo të lansojë këtë këngë, menjëherë do të nisë me përgatitjen e projekteve të reja muzikore.

1 Koment

  1. Adelina jeniii e paparr jeni shum e bukur interesantt edhe aqq shumm qee tee duaa osht e vertet see krejttt dhomeen ee kom mee fotot tuat si ne rafta si nee dyer etje kshtu qe te pergzoj qe je njee kengtareeeeee shum e bukur por edhee unn tyy tee duaa shumm nesee pomm njeeef bukurien e kam gru tteee agjess tduaa shumm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here