Për këngëtaren simpatike nga Kosova, prej kohësh është shkruar se është përfshirë në një romancë me këngëtarin nga Tirana  Stine, edhe pse këtë gjë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar asnjëherë.

Bukuroshja e hitit “Sa larg je”, së fundmi është shprehur se ka shumë oferta nga meshkujt, edhe pse “zemrën nuk e jep kollaj”.

Normal që ka oferta, është një femër e bukur, për më tepër personazh publik, por zakonisht VIP-at nuk shprehen me të tilla terma, madje preferojnë t’i anashkalojnë të tilla çështje! E pyetur në lidhje me këtë, ajo thjesht ka pohuar: “Të them të vërtetën apo jo?!  Ja, do t’ua them, është shumë e vërtetë që kam oferta nga meshkujt”.

Por gjithçka ka mbetur me kaq, sepse 22-vjeçarja nuk do të tregojë asgjë më tepër për jetën e saj personale, të cilën e ruan me fanatizëm. “Jetën time personale dua ta ruaj me fanatizëm, ajo është e imja, më përket mua”, – ka thënë Adelina, kur është vënë përballë pyetjes se a ka apo jo një të dashur. /Standard/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here