Adelina Berisha e kopjon Nora Istrefin Këngëtarja kosovare që dje lansoi këngën e re “I got it”, Adelina Berisha, vërtetë duket seksi në videoklip. Por, kur jemi te klipi, tashmë jemi mësuar që shpesh herë t`i shohim gjërat e njëjta, bie fjala te grimi, te veshja, e së fundmi edhe te vendet ku xhirohen klipet, shkruan Indeksonline.

Në klipin e saj, Adelina shihet duke bërë skena joshëse në disa goma të veturave. E, pikërisht në këtë vend, Nora Istrefi dikur një pjesë të klipit të “S`ki me ik”, e kishte realizuar në këtë vend.

Dallim ka kuadrot e kamerave në klipe, ku Nora është me afër dritareve, ndërsa Adelina larg tyre, shkruan Indeksonline.

Pasi që, klipi i Norës ishte lansuar në 2012-tën, Adelina duket se ka menduar që pas tri viteve, ky vend do të jetë harruar.

Ndërkohë, më poshtë shihni dy videot, të Norës e të Adelinës./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here