Ajo është një këngëtare, e cila është rritur me muzikën, por jo rrallë herë përmendet edhe për sensualitetin e saj.

Adelina Berisha është kjo këngëtarja, e cila ishte e ftuar në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio, duke rrëfyer për projektet e reja, por edhe për thashethemet, ku nuk ka dashur të komentojë aspak për foton dhe lajmet që këngëtaret nga Tirana, motrat Koci, kanë thënë për të.

Adelina tha se duke qenë shumë e zënë me këngë të reja e koncerte nuk ka kohë të merret me Greta Koçin dhe, siç tha ajo, “s’e di se çfarë kanë me mua” dhe as që e ka njohur më herët.

Ndërsa në këtë program Adelina ka kënduar një pjesë nga kënga e saj më e re, e cila është duke u përgatitur sërish nga Chriss dhe Zzap, dhe do të vijë së shpejti edhe me një klip.

Ndërsa bukuroshja ka treguar, duke iu referuar titullit të këngës së fundit “Sa larg je”, se ajo e ka një person larg, pa përmendur se cili është.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here