Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismajli, siç ju kemi bërë me dije pak ditë më parë, po xhiron në Paris të Francës, ku shpenzon një pjesë të mirë të kohës; klipin e saj më të ri që pritet të dalë shumë shpejt në tregun muzikor.

Nga xhirimet janë ofruar sakaq disa foto të saj, ku shihet buzë lumit Sena, më në formë se kurrë.

Nga këto foto, shumë prej së cilave janë shkrepur rrugëve të Parisit, kuptohet qartë që ky klip i ka kushtuar Adelinës sa “qimet e kokës”, por me këtë konkurrencë të fortë që ka tregu këto vite- nga këngëtare shumë më të reja, seksi, e pse jo edhe të talentuara- Adelinës i duhet të punojë fort për të mbajtur pozitën e saj në top-listën e këngëtareve më të mira në trojet shqiptare.

Por, lajmi i keq është se ndërsa është kontaktuar për një intervistë në media- nga stafi i divës është njoftuar se këngëtarja ka vrarë këmbën, madje besohet të bëhet fjalë për një lëndim serioz. Nuk dihet ende nëse ajo është lënduar ndërsa xhironte klipin e saj më të ri nëpër rrugët e Parisit, apo jo.

Aktualisht, ajo është duke u qetësuar dhe me siguri po rimerr veten. Urojmë që këngëtarja seksi, këngët e së cilës gjatë gjithë verës janë lançuar edhe në trojet evropiane; të shërohet sa më shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here