Adelina “vjedh” Jennifer LopezMesazhi “Do Not Copy Me” (Mos më Kopjoni mua) që jep Adelina Ismajli në këngen dhe klipin e saj të fundit,
duket se vlen për këngëtaren, pasi rikthimi i saj i fundit, është kryekëput një kopje.

Po, Po, pikërisht një kopje! Madje, nuk ka kopjuar një herë, por dy. Ata që kanë parë vidoeklipin e ri, mund të hyjnë në youtube dhe ta krahasojnë atë me klipin “Get Right”, të Jennifer Lopez. Janë identike si dy pika uji.

E gjithë loja aktoreske, imazhet e klipit që realizohet në një lokal gjigand dhe shfaqja e këngëtares në disa versione.

Por, nuk është vetëm kaq! Kënga e sjellë me titullin “Tibald”, është versioni tekno i një versionit “Xinxëllushe”, e këngëtares tropojane Fatmira Breçani.

Edhe pse ka tentuar të “fshihet” pas një rryme ndryshe, kënga ka të njëjtin tekst, të njëjtën vijë melodike, madje nuk mungojnë as tupanat që dëgjohen ngado. Me pak fjalë, ky rikthim i Adelinës, është një kopje e cila u mendua se do të kalonte lehtësisht pa u vënë re nga publiku, por që “Bluetooth”, arriti ta zbulojë…!

Rikthimi
Rikthehet ashtu siç kishte premtuar: ndryshe…! Adelina Ismajli sapo ka promovuar këto ditë në Kosovë këngën dhe videoklipin e saj më të ri, me titull “Tribald”. Artisja vjen me një këngë të rrymës tekno, me një stil të ideuar nga vetë ajo, por që duket se edhe këtë herë nuk ka mundur të lërë pas dore kopjet.

Videoklipi që duket se po bën xhiron e radhës në internet, është i gjithi vepër e Adelinës, i menduar deri në detajet më të vogla prej saj. Për të goditur në shenjë, edhe këtë herë ka zgjedhur të luajë me një motiv të njohur, atë popullor. Teksti i këngës vjen nga dasmat kosovare, por i modernizuar. Ajo është një nuse malësie e veshur me rrobat e Shote Galicës, por sjell edhe anën tjetër, atë të një femre të zhveshur që luan striptizëm në një lokal nate.

Adelina shfaqet duke bërë striptizëm e veshur me rroba ngjyrë ari, teksa spërdridhet në mënyrë tejet provokuese. Ndërkohë që në disa momente të tjera ajo shfaqet e veshur, një herë si kërcimtare ‘bally dance’, taksa mban në qafë një gjysmëhënë me yll, dhe herën tjetër si kërcimtare moderne. Me pak fjalë, të gjitha portretet e shoqërisë kosovare.

Sindroma e ndryshimit të roleve mbizotëron në klip duke sjellë në çdo moment imazhin e saj, madje duke u bërë edhe shpesh i lodhshëm. Adelina Ismajlin do ta shihni në videoklip të veshur si një mashkull modern (rol i preferuar që e ka realizuar edhe herë tjetër) duke pirë alkool në banak dhe komunikon me “veten” në rolin e DJ. Imazhet seksi nuk mbarojnë, ajo vjen e veshur edhe si një kameriere joshëse, të cilën e ngacmojnë klientët.

Kur imiton Adelina!
Ka plot dy vjet që ideja e klipit të fundit po e “torturonte” këngëtaren Do Not Copy Me Adelina. Nuk dihet ende se çfarë e ka joshur artisten tek imazhi i Marie Antuanetës, gjithsesi, nëse do të krahasoni fotot, do të kuptoni se Adelina e imiton kryekëput look-un e dukeshës së viteve 1800. Por, nëse Marie Antuenet çmendi Luigjin e XIV-të me sharmin e saj, nuk dihet se kujt i drejtohet kjo lojë e zgjuar mes së shkuarës dhe të tashmes që po bën diva e muzikës shqiptare.

Edhe pse ka tentuar që në këtë videoklip t’i përngjajë më shumë pamjes së jashtme, Adelina as që i afrohet mjediseve mondanë të Versajës, aty ku edhe u prit me respekt bukuroshja që zbuti marrëdhëniet mes Francës dhe Austrisë. Më shumë sesa për faj të regjisorit, pas parukes bionde të Adelinës ndodhen disa foto të kohëve moderne, duke e nxjerrë zbuluar tentativën e këngëtares për të sjellë një videoklip ndryshe, si gjithmonë ajo ka dashur të vijë për publikun.

Por ajo që është edhe jo pak e rastësishme në këtë videoklip, vjen pikërisht në fund. Këngëtarja shfaqet me një t-shirt të bardhë, sipër të cilit shkruhet “Do Not Copy Me” (Mos më kopjoni mua), ndërkohë detaji më i fortë i kopjeve është pikërisht ai, kur Adelina shfaqet me paruke të bardhë, një imitim i rolit të Marie Antuanet.

Ky rikthim pas dy vjetësh mungesë i divës së muzikës, tregon se ajo nuk mund të ndahet lehtë nga motivet e muzikës popullore, të cilat i ka ndërthurur me muzikën tekno. Në këngën “Tribald” mund të ndjesh lehtësisht tupanët dhe dajret e dasmave kosovare, një mënyre origjinale kjo për të joshur fansat. /Gazeta Shqiptare

8 KOMENTET

  1. Adelina Ismili eshte mbreteresha e kenges zbavitese dhe asaj ne pergjithesi shqiptare . Adelina eshte njishi dhe definitivisht mbreteresha e muzikes .hic mos ta nin , mir e ka BEÇA ,!!! heheh 😉

  2. ne duhemi te mburrem me mbretreshe e kengtares son siq e kena legjenden, A. ismail.mos ta ni hiq se je ma e forta ka shum se enderrojn talenti tend.mbuq deqanalia

  3. mos ta nin o yll i muzikes shqiptare je kan je edhe ki me kan e para gjith si per muzik e per bukuri kush nuk mun me dal perpara tung

  4. ska vepra te turpshme adelina kujdes ne duhet mu krenu qe nje kosovare ka arrit aq shum

  5. valla kush shkrun keq per adelinen mos vet hiq a shkruhet keq per ni bukuri te rrall po ajo esht aq e mir po na shqiptaret nuk i vlersojm tanet po gjithmon te huajt tish kan adelina naj amerikane a e dini ku kish mrri bre e shqiptart folin keq per te ne ven se mu krenu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here