AdeleDiva e muzikës botërore po krijon një linjë veshjesh për mamatë që janë të zëna e tepër të angazhuara.

Këngëtarja e hitit “Hello”, krahas angazhime të shumëta në skenën muzikore po punon për skicat e asaj që pritet të jetë një linjë veshjesh moderne për mamatë që janë tepër të zëna dhe nuk kanë shumë kohë për t’i kushtuar garderobës së tyre. Siç raporton “ Mirror”, ky projekt është ende në fazat e para por Adele po bashkëpunon me një sërë stilistësh të njohur dhe po dizenjon skicat e saj.

Koleksioni do të përmbajë kryesisht vëshje të përditshme me ngjyra neutrale, për të gjitha masat trupore.

Qëllimi kryesor i artistes është që kjo linjë veshjesh të ketë rroba të rehatshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here