Adele ka postuar një koment jo shumë të zakonshëm nga ana e saj duke treguar se nuk është martuar me Simon Konecki.

Ajo në twitter shkroi:

“Nuk jam martuar”.

Këngëtarja, e cila pritet të bëhet nënë brenda një muaji nxiti thashethemet se është martuar me të dashurin e saj Simon Konecki pasi u pa me një unazë në gisht.

Madje supozohej se ata janë martuar në qershor.
Një burim sekret tha, “Adele dhe Simon kanë ditë ta mbajnë shumë mirë të fshehtë faktin se po presin fëmijë, e njejtë kanë vepruar edhe me martesën e tyre. Ajo është një vajzë e modës së vjetër dhe pret me padurim të jetë grua familjare. Dëshiron të fokusohet vetëm në fëmijën dhe njeriun që do”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here