Adele thyen një rekord albumin e sajAdele është afër një rekordi të ri me albumin e saj të sapolansuar “25”.Albumi që është afër thyerjes së rekordit për albumin më të shitur në histori brenda një jave në Britani të Madhe, është shumë afër që këtë ta bëjë edhe në Amerikë.

Sipas monitoruesit të shitjeve të albumeve, “Nielsen Music”, albumi i ri i këngëtares britanike, “25” është shitur në 2.3 milionë kopje në Amerikë në tri ditët e para pas lansimit.

Sipas parashikimeve ajo do të thyejë rekordin për shitjen më të suksesshme në javën e parë në ShBA, rekord të cilin e mban bendi NSync me albumin “No Strings Attached” që për një javë ishte shitur në 2.4 milionë kopje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here