Adele është një prej yjeve që pritet të performojnë në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpikë që zhvillohen verën e ardhshme në Londër.

Krijuesja e hitit “Rolling in the Deep”, e cila fitoi gjashtë Grammy javë më parë, është një prej yjeve më të përfolur që mund të performojnë në ceremoninë përmbyllëse të ngjarjes më të madhe sportive, gjithnjë sipas drejtorit muzikor David Arnold, i cili premton muzikë kualitative britanike.

“Pa thënë se kemi rezervuar ndonjë artist, lista shkon nga Elgari te Adele. Nuk është thjesht një pop koncert, nuk është një eveniment klasik. Do të jetë gjithçka që mendojmë se është e mirë për muzikën britanike”, tha Arnold.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here