Adele rikthehet me “Hello it’s me” Këngëtarja e hitit “Someone Like You” nuk ka publikuar ndonjë këngë që nga viti 2012 kur lansoi këngën “Skyfall”.Adele ka emocionuar fansat e saj me një material të ri që e ka publikuar mbrëmjën e kaluar.

Gjatë një pushimi prej X Factor, këngëtarja 27 vjeçare ka lëshuar një pjesë 20 sekonëdshe të një këngë të saj të parë pas tre vitesh.

Megjithatë, ylli nuk shihet në klip, transmeton Klan Kosova.

Ajo çka mund të shihet janë thjesht fjalët e tekstit me të bardhë mbi një sfond të zi, derisa zëri i Adele mund të dëgjohët duke kënduar.

Adele nuka ka lëshuar këngë që nga viti 2012, derisa thuhej se ajo hodhi poshtë milionë për të kënduar kolonën zanore të “Spectre”.

Këngëtarja tani është e fokusuar për albumin e saj të tretë dhe kohën e fundit është takuar me James Scott për disa këshilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here