Adele pushton botën me zërin e saj, por femrat çmenden për truprojën Adele mund të ketë pushtuar botën me albumin e saj të fundit, por fanset e saj femra mezi presin daljet publike të këngëtares për të parë truprojën e saj.

Për sigurinë e saj, këngëtarja ka punësuar Peter Van Der Veen, një djalosh nga Holanda, i cili më parë ka punuar për Lady Gaga-n.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë komentet dhe statuset e femrave për djalin që ruan këngëtaren britanike.

“Nëse do të shikosh diçka të bukur, shiko truprojën e këngëtares Adele”, shkruan një përdoruese e “Twitter”-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here