adeleAdele u zhduk nga skena për afro pesë vite dhe pastaj u kthye për të thyer rekorde. Tash duket se do ta bëjë të njëjtën gjë, por akoma më gjatë.

Këngëtarja britanike ka vendosur që të mos mbajë koncerte për një dekadë dhe këtë do ta bëjë pasi të përfundojë turneu i saj aktual.

Në këtë mënyrë, ajo po tërhiqet përsëri nga muzika dhe këtë e bën që të jetë një ‘nënë me orar të plotë’ për djalin e saj, Angelo.

Megjithatë, ekziston mundësia që gjatë kësaj periudhe të performojë në Las Vegas, pasi planifikon të jetojë në SHBA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here