Sipas raportimeve të fundit, për albumin e ri këngëtarja britanike, Adele, është frymëzuar nga shtatzënia e saj.

Dy albumet e para, “19” dhe “21”, Adele i shkroi për dashurinë fatkeqe dhe burime të afërta me këngëtaren e famshme deklaruan se albumi i saj i ri do të jetë shumë më i “hareshëm”, duke marrë parasysh që po pret të vijë në jetë fëmija i saj i parë.

“Do të jetë më i hareshëm. Shtatzënia ka pasur një ndikim të madh në shkrimet e saj. Është fshehur dhe fokusuar në atë që do të bëhet nënë. Fëmija është i shëndetshëm dhe ajo është aq e emocionuar,” tha një burim për revistën “USMagazine”.

Javën e kaluar janë paraqitur thashethemet se Adele ka vizituar studion “Abbey Road” për të regjistruar këngën për filmin e ri të James Bondit, “Skyfall”.

Adele, lajmin se është shtatzënë e ka bërë publik në muajin qershor, ndërsa muajin e kaluar ka pasur thashetheme se ajo u martua me babanë e fëmijës së saj, Simon Koneck, pasi që në gishtin e dorës së këngëtares është vërejtur një unazë. Por, këngëtarja e hitit “Someone Like You” i ka mohuar këto spekulime, raporton “NME”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here