Adele ka siguruar katër nominime për ceremoninë e ardhshme të ndarjes së çmimeve, American Music Awards.

Në evenimentin që do të mbahet në nëntor, krijuesja e hitit “The Rolling in the Deep” do të garojë për çmimin e artistit të vitit, artistes femër më të mirë, artistes bashkëkohorë dhe për albumin e vitit.

Koleget e saja, Taylor Swift, Lady Gaga, Katy Perry e Rihanna kanë marrë nga tri nominime, ndërsa në po aq kategori janë nominuar edhe reperi Lil Wayne dhe grupi i muzikës ‘country’, “The Band Perry”.

Nga yjet tjerë që janë nominuar, janë edhe Justin Bieber, Jennifer Lopez, Kanye West, Pitbull, Nicki Minaj, Usher, Bruno Mars etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here