Adele lanson në nëntor albumin e riKëtë javë është njoftuar se albumi i ardhshëm i Adele do të lansohet në nëntor të këtij viti.

Derisa adhuruesve do t’i ofrohet ky album nga këngëtarja e talentuar, po flitet se Adele ka refuzuar një ofertë prej 110 milionë eurosh për të promovuar albumin e saj në një turne botëror.

“Sunday People” shkruan se përkundër kërkesave të mëdha për një turne botëror, 27 vjeçarja dëshiron të vazhdojë jetën e saj të qetë familjare me parterin e saj Simon Konecki dhe djalin e saj dy vjeçar Angelo.

Tjetër pengesë për një turne janë edhe problemet shëndetësore pasi këngëtarja kishte probleme me fytin më 2011. Albumi vjen pas katër vitesh pauzë nga Adele.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here