Në ceremoninë e 32-të të ndarjes së çmimeve për muzikë “Brit Awards” fituesit më të shquar ishin Adele dhe Ed Sheeran.

Adele gjersa merrte çmimin për albumin e vitit befasoi publikun me sjelljen e saj të pahijshme kur tregoi gishtin e mesëm gjatë thirrjes së emrit të James Corden.

“Po përpiqesh që të më ndalon mua? Unë vetëm dua të them lamtumirë dhe shihemi herën tjetër!” tha Adele e mërzitur.

Këngëtarja e famshme në këtë eveniment ka marrë dy çmime, atë të “British Female Solo Artist” dhe “Mastercard British Album Of The Year” për albumin e saj “21”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here