Suksesi i padiskutueshëm në Grammy Awards i Adeles, duket se do të jetë i fundit, të paktën për një periudhë 5-vjecare.

Këngëtarja e famshme ka vendosur të shkëputet nga karriera e saj muzikore të paktën për 5 vjet për t’ju përkushtuar dashurisë së saj dhe jetës personale.

Këngëtarja e famshme ka pohuar se karriera ka ndikuar negativisht në romancat e saj, duke bërë që ato të dështojnë dhe se tani ka vendosur ti përkushtohet të dashurit të fundit, Simon Konecki.

Do të zhdukem për katër ose pesë vjet. Nëse unë do vazhdoj të merrem me karrierën time edhe marrëdhënia ime me të do të dështojë sërish, ndaj tani do marr pak kohë të shkruaj një këngë të bukur, këngën e të qënit e dashuruar dhe e lumtur, të martohem dhe të kem fëmijë’ tha Adele.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here