Adele, e para në industrinë muzikoreKëngëtarja britanike, Adele është shpallur personi më i fuqishëm në industrinë muzikore, sipas zgjedhjes së gazetës londineze “Guardian”.

Adele, albumi i së cilës “21” është në listat e më të shitura në Britani të Madhe dhe SHBA, është gjendur në vendin e parë në listën e re, të cilën e kanë hartuar ekspertët e industrisë muzikore. 

Këngëtari will.i.am nga grupi “Black Eyed Peas” ka zënë vendin e 11-të, themeluesi i rrjetit shoqëror “Facebook”, Mark Zakerberg renditet në vendin 13, grupi “Radiohead” në vendin 14, ndërsa Lejdi Gaga është në vendin e 18-të.

Në mesin e 50 të parëve është edhe drejtuesi i grupit Blur, Dejmon Albarn, i cili është i 24-ti në listë.

Reperi dhe producenti Jay Ze është në vendin 38, kurse këngëtari Bruno Mars është në vendin 49.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here