Që kur femrat mesatare filluan t’i krahasojnë format e tyre trupore me ato të yjeve të mrekullueshme, të tilla si fituesja e fundit e “Grammy” Adele dhe seks simboli i ri, Christina Hendricks, industria e modës ka ndier nevojën që t’i përshtatet kësaj.

Modelet anoreksike së shpejti do t’i takojnë së kaluarës, madje edhe kur bëhet fjalë për kukullat në vitrina të dyqaneve, madhësitë më të kërkuara të cilat dyqanet janë duke i porositur këtë vit, në vend të tanishmeve 38 ishin 42 dhe 44.

I pëlqeu kjo apo jo Karl Lagerfeldit, i cili ditë më parë Adelen e përshkroi si “pak si shumë të trashë” (dhe i kërkoi ndjesë më vonë), format dhe figurat femërore si ora e rërës këtë sezon janë sërish në modë dhe kjo patjetër se do të mbetet edhe gjatë pranverës dhe verës.

Femrat që mbajnë numrat e konfeksionit 40-46 ndjehen sërish normale, të bukura dhe të dëshirueshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here