Këngëtarja ish-shoferen e saj e ka punësuar si truprojë për të qenë tërë kohën pranë saj. Disa herë gjatë natës ajo u zgjua nga zhurmat e çuditshme dhe frikësohet që të flejë.

Edhe pse kohëve të fundit medirt britanike raportuan se Adele po kënaqet me vilën luksoze në Sussex, tani nuk dihet se sa do të qëndrojë këngëtarja në rezidencën e saj të re.

Miqtë e saj kanë zbuluar se gjatë natës disa herë e kanë zgjuar zëra të çuditshëm, të cilët e kanë bërë që përnjëmend të ‘kërcejë’ nga shtrati.

Këngëtarja më pas premtoi se në vilën, e cila ishte dikur një manastir, në të cilën, ndër të tjera, ka dhjetë dhoma dhe dy pishina noti, kurrë nuk do ta kalojë më natën vetëm.

Muajin e kaluar ndërtesën luksoze në të cilën jeton ajo ia ka shfaq para kamerave moderatorit Anderson Cooper.

“Adele ishte aq e ngazëllyer që kishte marrë një vilë aq të mirë e të madhe, por doli që megjithatë të mos jetë aq e lumtur. Ajo tani është e bindur që vila është e mallkuar”, ka zbuluar një mikeshë e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here