Në fakt më tepër sesa kthim është një rikthim,  në atë besim që ajo e ka pasur gjithmonë brenda vetes, pavarësisht rrjedhës që ka marrë jeta e saj në vite.

I është lutur Zotit për të pasur një jetë ashtu siç ajo e ëndërronte, por edhe për ta falëenderuar për atë çfarë ai i kishte dhuruar.

Adela, vajza që bëri aq shumë të diskutohet, jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ka bërë diçka të veçantë.

Nëse të gjithë bashkëmoshatarët e saj do ta mbanin frymën në një pub apo disko, për t’u argëtuar gjatë ditëve të festave, ajo ka përfituar nga udhëtimi i saj në Stamboll, për të vizituar Xhaminë Blu dhe për t’u falur aty brenda.

Dhe për të respektuar deri në fund rregullat e kësaj ndërtese kulti dhe të besimit musliman, ajo ka vënë shaminë në kokë dhe ka hyrë brenda. Bjordi, i cili është gjithmonë pranë saj, nuk i ka rezistuar dëshirës për ta fotografuar të dashurën në atë pamje dhe më pas fotot i ka hedhur në një sit interneti, i cili preferohet shumë nga fotografët profesionistë, pikërisht aty ku i gjetëm edhe ne.

Adela nuk ka folur ndonjëherë shumë në detaje se çfarë është besimi për të, por sipas informacioneve tona edhe vitin që lamë pas, ajo nuk harroi të argjërojë në muajin e Ramazanit paçka se për Bjordin e gjitha kjo mund të dukej diçka e çuditshme. Mesa duket vajza nga Kavaja e ka të rrënjosur besimin e saj dhe nuk e konsideron atë si një aleat, kur është në vështirësi. Edhe tani që punët i ka në vijë, ajo nuk harron të respektojë ritet duke treguar se është një besimtare e vendosur.
Sa për festat e fundvitit, duket se çifti i ka kaluar si mos më mirë. Natën e Krishtlindjeve, ata kanë udhëtuar drejt Malit të Zi së bashku me një grup tjetër shqiptarësh, në një festë të organizuar nga agjencia turistike “Perfect holiday”.
Më pas ata kanë preferuar që ndërrimin e viteve ta kalojnë në Stamboll, në një lokal me muzikë vendase, ku pa dyshim janë kënaqur shumë./panorama/

6 KOMENTET

  1. valla e kom dit edhe ma heret qe adela esht vajz e mir, po tash me qatom qeto qe ka bo e ka tregu veten si nje vajz religjoze edhe po vjen mir shum.tung nga kosova

  2. Adela me te vertet na befasoi shum me kete veprim tregove se sa ke besim dhe e don fejen islame.te kemi degjuar edhe Big brother duke folur rreth temes per fen dhe ja vlen te jesh nje besimtare eme besim te fort.duam qe gjithmon te jesh keshtu presim gjera te reja nga ti tung

  3. valla e urt e urt amo paska jeni shum naiva se u shku me bjordin e ka vnu at shami se e ka dit qi budalla i vet e fotografo edhe arin kjo diqka hiq interesant so kam doket 1 gjest moo pffff mualif

  4. bravoooooooooooooooo adela jo pse ezgjodhe fen qe ti e ndjen por qe vendimet e jetes i merr si nje femer me shume pervoj apo europiane dhe sukses ne keto vendime sepse vetem ky quhet karakter………………….prishtinalikja

  5. sot e pashe Adelen ishte me mini me shume ngjante me nje ashtu se sa me nje fetare

  6. Une per veti spari her jam ka lexoj per ket femen
    Po nese kjo deri para disa kohe ka qen krishteri nuk shof ashgje te keqe nese eshte bere musilmane edhe pse nuk xeket ktu se ciles fe i takon kjo!
    po nese shkon e viziton ni xhami ne Stamboll
    Duhet pa tjeter te mbulohesh sa per info ato qe se din.
    Se feja Islame se lejon me hy mbrenda xhamis pa mbules,
    Edhe kjo vetem ka fal dy rekat namaz nuk thuhet se asht musilame ndoshta e ka bo sa per me qen ne pik te qendres respect nga jeta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here