Mjafton që të jenë pranë njëri-tjetrit dhe gjithçka shkon për bukuri. Recetën e lumturisë duket se Adela dhe Bjordi e kanë zbuluar të plotë.

Pas një sezoni të suksesshëm në televizion, çifti shumë i pëlqyer nga publiku kanë bërë valixhet dhe janë nisur për pushime në Itali. Si fillim kanë vizituar Lecon, vendin ku ka jetuar Bjordi dhe natyrisht kanë takuar të gjithë miqtë e tij.

Janë joshur nga pushimet malore duke vizituar së bashku me shumë miq disa nga vendet më të bukura të veriut të Italisë, që natyrisht krahas panoramës ju ka ofruar edhe një klimë të freskët ndërkohë që gjithë verën vapa ka qenë e papërballueshme.

Më pas, ashtu siç kemi shkruar javë më parë, kanë zbritur në plazhin e bukur të Sardenjës për të bërë plazh. Kanë vetëm pak ditë që janë kthyer, por argëtimet me miqtë vazhdojnë akoma nëpër lokalet e natës së kryeqytetit.

Gjithsesi në mendjen e dy të rinjve mbetet projekti i rëndësishëm i vjeshtës., angazhimi i tyre i rradhës, gjë të cilën ato po e përzgjedhin me kujdes. Të shohim se çfarë surprizash do na rezervojnë këtë sezon ndërkohë që fansat e tyre duan t’i shohin përsësi në televizion. Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here