Adam Levine beson se ai ka një jetë sharmante, por këmbëngul se ai nuk e merr fatin si të garantuar.

33 vjeçari i grupit Maroon 5, i cili punon po ashtu si trajner në “The Voice” të Amerikës, planifikon që të lansojë linjën e tij të parfumëve dhe ndjen se ai duhet të jetë falënderues ndaj shumë gjërave.

“Unë jetoj një jetë shumë sharmante të cilën kurrë nuk e marr si të garantuar. Unë zgjohem herët në mëngjes dhe ndihem njeriu më me fat në botë. Unë jam njeri me besim, por ende mendoj se përkrah besimit, suksesi ka të bëjë shumë me kohën, në marrjen e vendimeve të duhura në kohën dhe vendin e duhur”, ka theksuar Levine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here