Është më se i njohur suksesi i këngëtarëve shqiptarë në diasporë. Madje, shpesh koncertet jashtë Shqipërisë janë më të suksesshme sesa ato në Shqipëri.

Malli për vendin dhe muzikën shqiptare është arsyeja që këto koncerte janë jo vetëm të suksesshme, por edhe fitimprurëse për organizatorët.

E ndonjëherë, këta të fundit edhe abuzojnë për të rritur interesin tek njerëzit e rrjedhimisht fitimet e tyre. Rasti më flagrant ka ndodhur së fundmi në Greqi.

Në Athinë, një organizator ka bërë publik faktin se në datën 1 Maj do të zhvillojë një koncert me këngëtaren Greta Koçi. E madje janë shtypur 3000 postera për t’u shpërndarë në Athinë, ku lajmërohet koncerti i këngëtares Greta Koçi.

Ky fakt nuk është aspak i vërtetë, pasi Greta ndodhet në një tur koncertor në Shqipëri dhe konkretisht më datë 1 Maj, ajo do të ketë dy koncerte në qytetin e Cërrikut.(Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here