A vazhdojnë të jetojnë bashkë Nora dhe Roberti?Pavarësisht që shumica e personazheve publike kërkojnë që jeta e tyre private të mos përflitet, e aq më tepër të kursehen nga mediat, koha ka dëshmuar që një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë. Madje nganjëherë këta dalin të jenë më në qendër të vëmendjes, pikërisht për shkak të jetës private.

Çifti, për të cilin është stërfolur javët e fundit, pavarësisht rezistencës së tyre për të qenë të hapur në publik, janë Nora dhe Roberti.

Dashuria e tyre disavjeçare u kurorëzua me martesë në shtator të vitit 2015 dhe ende pa u bërë dy vjet të plota pas kësaj, po qarkullojnë zëra se gjithçka mes tyre ka përfunduar.

Deri më tani, protagonistët e kësaj ngjarjeje nuk kanë pranuar asgjë sa i përket kësaj, lajmet që po qarkullojnë për ndarjen e tyre i kanë quajtur thjesht shpifje.

Por në anën tjetër, burime të afërta me çiftin i kanë thënë emisionit Express të KTV-së se Nora bashkë me vajzën e saj kanë ndërruar vendbanim që një kohë të gjatë dhe nuk janë duke qëndruar nën të njëjtin kulm me Robertin.

Por, ku qëndron e vërteta?

Roberti është ai që vazhdimisht publikon fotografi me bashkëshorten e tij duke shprehur dashurinë që ka për të. Ndërsa Nora, një të tillë nuk e ka publikuar në Instagram që nga janari i këtij viti.

Edhe pse për mediat shqiptare kjo e fundit ka mohuar thashethemet, dyshimet tjera lindën menjëherë pas ditëlindjes së Norës, pasi ajo festoi pa Robertin. Të paktën, në fotografi dhe xhirime, të cilat u publikuan, ai nuk u pa askund, edhe pse ishte rasti ideal për të dëshmuar të kundërtën e asaj që po flitet.

Se Nora dhe Roberti janë ndarë është diçka për të cilën po spekulohej prej kohësh, duke konsideruar se edhe kënga e fundit ishte dedikim për bashkëshortin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here