7Mëngjesi i së hënës nuk ishte aspak i këndshëm për Kim Kardashian. Ajo ishte me një mantel të bardhë kur dëgjoi zhurmën e grabitësve teksa ecnin shkallëve në rezidencën diskrete që përdorej nga të famshmit dhe personat e pasur, e cila gjendet prapa kishës Madeleine në kryeqytetin francez.

Posa mori telefonin ta lajmëronte truprojën e saj, telefonin ia rrëmbyen grabitësit.

Kim kishte bërtitur kur kishte parë pesë burra të maskuar të veshur më rroba me shenjat e policisë të cilët e kanë lidhur dhe e kanë lënë në vaskën e banjos.

Burimet thonë se Kim kishte arritur të lironte duar fshehurazi, kurse një tjetër burim thotë se ajo kishte dalë nga ballkoni duke bërtitur dhe shoqja e saj Harouche e kishte dëgjuar atë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kim, kishte deklaruar në polici se ajo kishte frikë se do ta përdhunonin dhe nuk kishte kuptuar asnjë fjalë frëngjisht. Të vetmën gjë që kishte kuptuar ishte që ata kërkonin unazën 20 karat prej smeraldi të cilën ia kishte dhuruar bashkëshorti i saj, Kanye West.

Grabitësit gjithashtu kishin vjedhur një kuti me bizhuteri me vlerë 6.7 milion $ (€ 6 milion / £ 5.24 milion)

Truproja e Kim Kardashian i cili kishte arritur në vendin e ngjarjes dy minuta pasi kishin ikur grabitësit, u qortua se kishte dështuar në punën e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here