Një sfilatë e organizuar nga “Fashion Tv” në Prishtinë ka mbledhur së bashku shumë prej personazheve më të njohur të muzikës, artit dhe pasarelave në Kosovë.

Mes tyre ka qenë edhe këngëtari i mirënjohur, Adrijan Gaxha, i cili në këtë foto na shfaqet shumë i habitur.

Po çfarë ta ketë habitur kaq shumë vallë këngëtarin Gaxha? Zbuluam se Adrijani ka frikë se mos e dashura e tij, Luana e cila jeton në Shqipëri, mund të bëhet xheloze pas publikimit të këtyre fotove, e si pasojë të lindë ndonjë grindje në çift.

Ndonëse Adrijani në foto shfaqet i rrethuar nga femra shumë simpatike, Bluetooth e këshillon që të mos ketë merak sepse Luana nuk e vë në dyshim për asnjë moment besnikërinë e tij, përderisa vijon ende të jetë në një lidhje me të.

Detaji tjetër që bie në sy nga Gaxha janë flokët që nuk I ka më. Ja përse Adriani mban përherë kapele në kokë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here