A po e tremb Getoar Selimin suksesi Ka disa vite që reperi Majk është bërë pjesë e labelit “Babastars” në krye me Getoar Selimin.Majk e nisi karrierën e tij në grupin TDS i cili tashmë është shpërbërë, shkruan lajmi.net.

Vitet e fundit Majk është bërë pjesë e “Babastars” dhe kulmin e suksesit e arriti verën e kaluar në bashkëpunimin me Getin në këngën “Sjena mo”.

Por reperi i ri në moshë, nuk u ndal me aq. Ai në dhjetor të vitit 2015 publikoi këngën solo “Dashni” e cila u pëlqye mjaft shumë, ku deri tani në Youtube numëron mbi 14 milionë klikime.

Në dhjetor të vitit të kaluar, filloi të realizohet top lista në Top Channel me 20 këngët më të pëlqyera të momentit, e cila transmetohet çdo të dielë paradite.

E ajo që bie në sy është kënga “Dashni” e Majk, e cila asnjëherë nuk ishte pjesë e top listës, raporton lajmi.net.

Në këtë rast kujtojmë që “shefi” i tij, Getoari, është në lidhje me Marinën e cila ka vite që është pjesë e Top Channel.

Nuk dihet nëse është Geti arsyeja që kënga e Majk nuk është pjesë e top listës apo se çfarë po zihet brenda tyre.

Kujtojmë që kjo top listë është e rëndësishme, një matës suksesi dhe mundësia për të fituar dhe çmime në Top Awards e cila do të mbahet për herë të parë në Shqipëri me 24 Qershor organizuar nga Top Channel./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here