Ajo është e njohur për stilin e jetës luksoze, për mënyrën se si u bë e famshme që shumëkush nuk e duron… Tani pretendon të ketë ndryshuar!Kim Kardashian në Twitter publikon çdo ditë fotografi në të cilat tregon se në çfarë luksi kënaqet.

Jeta e saj përfshin rroba të shtrenjta të kreatorëve të famshëm, makina të shtrenjta, çanta dhe çdo gjë që një grua mesatare, madje as edhe një herë të vetme nuk mund t’i përballojë në jetën e saj.

“Sot, unë jam një person tjetër. Jam përqendruar në gjëra të thjeshta. E kuptova se çfarë ishte me të vërtetë e rëndësishme në jetë. E vlerësoj më shumë kohën. Rri më shpesh në shtëpi, dembelavem, gatuaj… Nuk është e tëra në glamur”, tha Kim.

Kujtojmë se ylli i reality show ditë më parë vendosi që t’i shesë shumicën e rrobave të saj, që nga minifundet, pulovrat e deri te këpucët, fanellat dhe rrobat e banjës dhe kjo është ndoshta dëshmi se ajo me të vërtetë ka filluar të ndryshojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here