A është Soni në lidhje?Dëgjoni t'vërteten nga vetë ajoU përfol gjerë e gjatë në media për divorcin me bashkëshortin Mirko por paralelisht nuk kaloi shumë kohë kur Soni zuri vend në media me thashethemet për një lidhje të re.

Fillimisht qarkulloi një trillim i pastër se mos Soni është në lidhje me Landin e WSF e më pas u tha se ajo ka nisur romancën me një djalë më të ri në moshë.

Këtë raportim të mediave shqiptare Soni as nuk e pohoi e as nuk e mohoi deri në intervistën dhënë për Prive kur pyetet për këtë pjesë.

Këtë situatë, Soni e kaloi me të qeshura e sportivitet duke bërë pyetje se gjoja nuk e dinte se kishin dalë këto fjalë në shtypin rozë.

LEXO EDHE
Shikoni ndryshimet e VIP`ve shqiptarë (FOTO)
Pyetjes se a janë llafe koti apo të vërteta, këngëtarja iu përgjigj duke thënë “Llafe, llafe janë’.

Në një mënyrë të tërthortë, Soni Malaj për të parën herë pranoi lidhjen e re. I shkoftë mbarë sikurse siç po i ecën suksesi me këngën e re të sjellur me Skivin. /Prive.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here