A është Rovena Dilo në një lidhje me balerinin?Rovena Dilo dhe balerini Elton Merja po diskutohen për një lidhje të mundshme mes tyre prej shumë kohësh.

As Rovena dhe as Eltoni nuk e kanë pranuar diçka të tillë, por as nuk e kanë mohuar.

Në rastet kur Rovena është pyetur mbi këtë temë ka shprehur se e ka sqaruar disa herë, e ka dhënë përgjigjen, por në fakt publiku është i paqartë.

Të dy kanë qenë të ftuar në të njëjtën studio për të parën herë. Rovena dhe Eltoni shkuan bashkë në “Top Show Magazine” dhe nuk i shpëtuan pyetjes rreth “lidhjes” së tyre.

Ishte Ervini ai që mori guximin të pyesë Rovenën, por ajo ia ktheu se nuk do ta marrë kurrë një përgjigje. Kujtojmë se Ervini dhe Rovena janë miq të mirë, por as kjo s’e bëri këngëtaren të flasë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here