Dy vite më parë aktori i famshëm Brad Pitt i dha fund martesës me aktoren Angelina Jolie të cilën e kishte njohur në vitin 2005 në shesh xhirimin e filmit ‘Mr & Mrs Smith’. Siç është përfolur në media, në atë kohë Pitt e tradhëtoi bashkëshorten e tij Jennifer Aniston me Jolie gjë që bëri që martesa e tyre të përfundonte.

Mirëpo, menjëherë pas ndarjes nga Jolie u përfol se Brad është rikthyer në krahët e ishpartneres. Ndonëse ata nuk kanë reaguar për këto lajme, është mësuar se janë takuar dhe madje kanë shpenzuar shumë kohë bashkë muajt e fundit.

Megjithatë, së fundmi Brad ka folur për herë të parë për ribashkimin me Jennifer. Një paparazzi e ka ndaluar në rrugë aktorin dhe e ka pyetur: “Më duhet të të pyes. A do të ktheheni ti dhe Jennifer?”

“Oh, Zot i madh!”, është përgjigjur Pitt duke qeshur. Me këtë përgjigje ai nuk e ka mohuar lajmin duke bërë që të aludohet se vërtetë mes tyre ka diçka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here