A është në lidhje Majki ?Reperi, Kastriot Rexha i cili konsiderohet si i shumëpëlqyer nga femrat, ka zbuluar se është single.

Ai në emisionin n’Kosovë, ka treguar se për momentin nuk është në lidhje me asnjë femër dhe se nuk është as i interesuar ta bëjë një hap të tillë njëher për njëherë, transmeton lajmi.net.

Majk, ka treguar gjithashtu se në mënyra të çuditshme i ‘ofrohen’ shumë vajza të cilat janë të dashuruara pas zërit të tij.

Mirëpo një lajm i mirë për to. Kastrioti është single dhe nuk ka kohë për dashurinë.

“Shumë pak po kam kohë. Për momentin jam single, dhe mire jam kështu”, ka thënë vetë ai.

Kënga e tij ‘Dashni’ e cila ka arritur shumë sukses, nuk i është dedikuar askujt, ndërsa ai po punon pa ndërprerë për të sjell hite të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here