Përfaqësuesi i Chris Martin i ka hedhur poshtë thashethemet për romancë të re me yllin e popit Dua Lipa pasi që thuhet se janë parë duke u puthur në prapaskenë në festivalin Glastonbury të Britanisë.

Frontmeni i “Coldplay”, 42 vjeç, është tani beqar pas ndarjes nga aktorja Dakota Johnson në maj (2019), por është raportuar se ai e ka lënë atë lidhje pas vetes pasi që është parë në afërsi të yllit të hitit New Rules, Dua Lipa, gjatë fundjavës (28-30 qershor).

“Sapo Chris i ra në sy Duas, ai ‘mori fund’ menjëherë – dhe nuk u largua prej saj gjatë gjithë natës”, tha një burim për ‘The Sun të Britanisë. “Ajo dukej e lumtur që ishte në shoqëri të tij dhe madje e njoftoi atë me familjen e saj.”

Burimi i brendshëm shtoi: “Kishte shumë ‘kimi’ mes tyre – dhe kur ata u drejtuan për në barin Guerilla në zonën Shangri-La (të vendit në fjalë), ai e shfrytëzoi momentin dhe u puthën”.

Megjithatë, një zëdhënës i Chris i ka hedhur poshtë pretendimet, duke këmbëngulur se marrëdhënia e tij me Duan, me të cilën ai ka bashkëpunuar në këngën e saj të vitit 2017 Homesick, është krejtësisht platonike.

“Në kundërshtim me raportet në disa media sot, do të dëshironim të konfirmonim se Chris Martin dhe Dua Lipa nuk u puthën në Glastonbury dhe janë vetëm miq”, tha publicisti i rockerit për MailOnline.

“Ata ishin të dy në të njëjtën pjesë të festivalit me një grup më të madh miqsh.”

Ish-bashkëshorti i Gwyneth Paltrow kishte qëndruar në festival pas shfaqjes së papritur në skenë me reperin Stormzy, i cili e kryesoi skenën kryesore të premten mbrëma, ndërsa Duas, pjesëmarrëse e rregullt në këtë ngjarje vjetore, iu bashkua nëna e saj Anes dhe motra Rina për ta shijuar ngjarjen treditore.

Duas, 23 vjeç, nuk i ka munguar vëmendja e meshkujve që kur u nda nga i dashuri i saj, kuzhinieri Isaac Carew, në maj.

Ajo thuhet të ketë qenë në lidhje me modelin Anwar Hadid, vëllain 20-vjeçar të modeleve Bella dhe Gigi Hadid, ndërkohë që kishte kaluar kohë në Los Angeles gjatë javëve të fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here