A është martuar Leonora Jakupi ? Tregon vet këngëtarja!Ditëve të fundit, Leonora Jakupi u bë njëra nga këngëtaret më të komentuara. Kjo për shkak se raportohej që këngëtarja në fjalë i dha fund beqarisë duke thënë se ajo gjeti princin e saj dhe u martua.

Megjithatë diçka të tillë, ajo e ka demantuar për KlanKosova.tv. E pyetur nëse ka gjetur princin e saj, Leonora pati një përgjigje duke thënë se raportimet që u bënë duke iu referuar jetës së saj në lidhje me martesën, nuk janë të vërteta.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë në ato se çfarë është raportuar”, ka thënë Leonora.

Ndërkaq, këngëtarja ka treguar arsyet se pse ajo tash e sa kohë nuk është shfaqur në ndonjë medium publik e që e gjithë problemi qëndron tek angazhimet e shumta të saj.

“Jam shumë e angazhuar, jam në përgatitje të materialeve të reja”, deklaruar këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here