Ajo tani më është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. E që nga aderimi i saj në këtë parti ajo është bërë pjesë e pandashme e tubimeve zgjedhore të PDK-së, e debateve televizive, e postimeve në Facebook, madje ajo është shumë e afërt edhe me Kadri Veselin, shkruan arbresh.info.

Por përpos aktiviteteve të saj në politik besoj se të gjithëve ju ka rënë sy veshja e saj ku gati se në çdo paraqitje të saj është e njëjtë. Madje në disa raste këtë veshje ditore ajo e ka kombinuar edhe me Kadri Veselin.

Qysh në paraqitjen e parë, ku bëri publik aderimin e saj ajo u paraqit me një sako ngjyrë të kaltër, vazhdoi me veshjen e njëjtë edhe në Ferizaj, Gjakovë e vazhdon veshjen e njëjtë edhe në debate të ndryshme si në “Info Magazinë”, “Magazina Zgjedhore”, ajo madje edhe për festën e 1 qershorit u paraqit së bashku me djalin e saj me të njëjtën veshje. Por çfarë po ndodh me Arbanën, mos ndoshta kjo veshje ka ndonjë domethënie apo simbolizon diçka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here