Kjo është 19 vjeçarja Sophie Moulds e cila është zgjedhur Miss Uellsi dhe raportohet të ketë shumë ngjashmëri në pamje me Kate Middleton, Dukeshën e Kembrixhid.

Studentja e universitetit thotë se është mjaft e gëzuar për faktin se krahasohet me Kate. “Është një nder i madh për mua dhe në fillim më duhet të them se u shokova kur njerëzit nisën të më thonin se unë dukem njësoj si Kate.

Unë jam një fanse e saj, ajo është shumë e bukur dhe ka shumë stil. Unë e marr këtë si një kompliment të madh”, tha vajza e cila ka të njëjtën peshë me Kate dhe të njëjtën shije për rrobat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here