xuxiPër një kohë i mungoj skenës me këngë të reja e paraqitje televizive, mirëpo tani Xuxi do të jetë më i pranishëm se asnjëherë më parë.

Përveçse do të jetë pjesë e jurisë së Voice of Albania, ftesë kjo që e bëri të lumtur shumë, këngëtari i njohur do të jetë konkurrent edhe në festivalin e RTSH-së.

Këngëtari në një intervistë për Reload të RTV Dukagjinit ka folur edhe rreth pjesëmarrjes në festivalin e televizionit publik shqiptar (RTSH), ku në rast të fitores, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës.

Ndër të tjera, Naim Bunjaku ka zbuluar edhe shumë të pathëna nga jeta dhe puna e tij prej moderatori në radio. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here