Maria Grazia CucinottaMaria Grazia Cucinotta, aktorja italiane e cila në Festivalin e sivjetmë të filmit në Venecia, ka tërhequr vëmendjen më të madhe të gazetarëve dhe fotografëve.

Duke pozuar në plazhin ekzotik, një numër i madh i fotoobjektivëve e kishte rrethuar aktoren 41-vjeçare dhe në këtë gjë ajo ishte kënaqur plotësisht. Maria Cucinotta po ashtu është gjendur edhe në cakun e mediave italiane, por edhe të disa mediave të huaja që e kanë krahasuar atë me Monica Bellucci-n.

Derisa disa thonë gjë ngjashmëria në mes të këtyre dy italianeve është shumë e madhe, të tjerët mendojnë që ajo në të vërtetë është vetëm një kopje e keqe e të mrekullueshmes Monica-s, femrës pas së cilës ‘çmenden’ po thuajse të gjithë meshkujt në këtë planet.

Monica Bellucci

Edhe pse Maria Grazia është gati 4 vjet më e re se 44-vjeçarja Monica, shumë kanë komentuar se ajo duket shumë më e vjetër dhe se Monica është shumë më shumë e bukur dhe ‘e re’. Por, aktorja 41-vjeçare kur nuk është marrë me këto deklarata aspak të favorshme për të dhe më kokë lart e refuzon që të komentojë akuzat se po e kopjon Monica Bellucci-n.

Cucinotta & Monica

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here