A është beqari më i kërkuar në botë, më në fund afër martesës? George Clooney i ftoi prindërit e tij dhe të dashurës së re, Stacy Kiebler, për pushime në vilën e tij në liqenin Como.

Marrëdhënia në mes të George Clooneyt dhe Stacy Kiebler po bëhet gjithnjë e më serioze. Aktori i njohur dhe ish-mundësja kanë hyrë, me sa duket, në një fazë më të lartë të lidhjes pasi që ata ftuan prindërit e tyre që të vijnë në vilën e Clooneyt në liqenin Como të Italisë.

Stacy dhe prindërit e saj u panë duke shijuar akullore në liqen, ndërsa George dhe nëna e tij shëtisnin nëpër qytet, raporton ueb-faqja amerikane “TMZ”.

Kjo është hera e parë që George dhe prindërit e tij shihen duke kaluar kohë me ndonjë të dashur të aktorit 51-vjeçar dhe prindërit e saj.

Stacy dhe George janë në lidhje për më shumë se një vit. Prandaj duhet të pyesim: A është Clooney më në fund i gatshëm për martesë?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here