Padyshim se të gjithëve u ka rënë në sy sa herë e keni parë Ibrahim Rugovën në ndonjë aktivitet jashtë zyrës së tij. Një vajzë e veshur me të zeza, floktë të shkurtëra dhe të lidhura fort dhe më nje një shikim të mprehtë e pa buzëqeshje.

Kjo është Linda Muriqi femra e vetme në mesin e shumë burrave që kujdesej për sigurinë e Presidentit, Ibrahim Rugova, shkruan “Magazina.al”. Po ku ndodhet sot, ish- ushtarja e UÇK-së, e cila e la Amerikën dhe iu bashkua luftës për çlrimin e Kosovës në një moshë të re?! “Magazina.al” merr vesh se ajo bën një jetë mes New Yorkut dhe Pejës. Një pjesë të kohës e kalon në Bronx atje ku ka familjen, kurse shpesh vjen edhe në Pejë, në vendlindjen e saj. Kohëve të fundit Linda është parë në Kosovë në dasmën e vëllaut të saj, bokserit të njohur Elvir Muriqit.

 

Linda që dikur kujdesej për sigurinë e ish-Presidentit të Kosovës, tash është e papunë. Megjithatë, famija e saj qëndrojnë mirë ekonomikisht, për shkak se vëllezërit kanë biznes në New York.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here