Këngëtarja Shkurte Gashi është shquar gjithmonë për këngët dhe paraqitjet e saj para publikut. Ajo është një prej këngëtareve më të kërkuara të zhanrit popullor, gjersa mbiemri i saj nuk është edhe aq i panjohur për publikun.

Ndoshta nuk e keni ditur, por vëllai i saj, Xhafer Gashi, është kryetar i komunës së Obiliqit.

Ky i fundit ka qenë i ftuar sot (e mërkurë) në një nga emisionet e RTK-së për të folur rreth zhvillimeve në këtë komunë.

Ndërsa motra, këngëtarja e njohur, ka publikuar në llogarinë personale në “Instagram” një fotografi të vëllait, ku në mbishkrimin e saj shkruan: “Një lajm i mirë sot për gjithë Obiliqin. E përgëzoj të parin e kësaj komune për punën e palodhshme për banorët e kësaj zone. Të lumtë vëllai im! Z. Xhafer Gashi”. 6

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here