Thuhet se një tatuazh zgjat për të gjithë jetën. Por mesa duket falë teknologjisë moderne, tatuazhet me nënkuptime dashurie mund të zhduken aq lehte sa një “thyerje e zemrës”.

Mbremjën e shkuar, Eva Longoria është parë duke darkuar në restorantin e saj “Beso”. Por ajo cfarë ka rënë në sy, ishte mungesa e tatuazhit të saj me numra romake, VII VII MMVII. Ky tatuazh nënkuptonte datën e dasmës së Eva Longorias dhe Tony Parker.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Longoria e ka hequr tatuazhin me lazer apo thjesht e ka lyer me make-up.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here