Për herë të parë është shfaqur në një reklamë televizive së bashku me këngëtaren Hulya Avşar.

Më parë, emri i saj nuk ishte dëgjuar.

Ka lindur më 5 korrik të vitit 1982 dhe është e gjatë 1.73 metra si dhe peshon vetëm 56 kilogram. Ajo thotë se bukuria e saj nuk ka ndonjë sekret, megjithëse konsiderohet si aktorja më e bukur në shtetin turk. Për shkak të jetës intensive, nuk i kushton kohë asnjë sporti.

Emri i saj i vërtetë është Hatice Tuba Büyüküstün. Babai i aktores është Serdar, i cili është diplomuar në inxhinierinë elektronike. Nëna e aktores është Handan dhe punon në departamentin e reklamave të një banke. Ajo dëshironte të bëhej inxhiniere gjenetike.

Ajo kishte një botë me plotë ëndrra dhe një fëmijëri të qetë. Lënda e preferuar shkollore ishte biologjia. Përveç gjenetikës i pëlqente gjithashtu edhe piktura. Për herë të pare, para syve të kamerë u paraqit në një reklamë televizive, transmeton Telegrafi.

Talentin si aktore ia zbuloi producenti dhe regjisori Tomris Giritlioglu. Në vitin 2003, me regji të Aydın Bulut dhe Kanal D, ajo mori një rol në një film prej katër episodeve, ku edhe më pas i erdhën qindra oferta për punë.Qyteti i preferuar dhe ku do ta kalonte jetën është Parisi ndërsa pëlqen të lexojë edhe libra biografik. Ditë më parë ka nisur procedurat e shkurorëzimit pas martesës pesëvjeçare me Onur Saylak, ku ka dy fëmijë, Mayan dhe Toprakun.

Preferon një jetë modeste dhe shpeshherë rrugëve të Stambollit udhëton me autobus lokal, e cila e bën shumë të lumtur. Dhe në fund, ajo është romantike, preferon muzikën e huaj klasike.6 7 8

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here