Yll Limani sot është emër i ri dhe shumë i dashur për publikun shqiptarë.
Ai njihet për një zë dhe zhanër të veçantë të muzikës që bënë.Por talenti i Yllit në muzikë nuk është aspak i rastësishëm.
Për ata që se dinë, babai i Yllit është Mufail Limani, i cili tani është drejtor i RTK-së, por dikur ishte pjesë e grupit të njohur muzikor “Minatori”, shkruan “Magazina.al”.
Këngëtari i hitit “Pritem se po vi”, është duke u ngjitur ngadal në majat e suksesit muzikor, por mbetët të shihet se sa do të arrijë t’i afrohet suksesit të babait, që dikur përmes grupit “Minatori” nxirrnin hite që edhe sot dëgjohen.