A e dini që pos muzikës, Teuta Kurti ka një profesion shumë fitimprurës?Nuk e ka në plan të ndal konkurrimin e saj në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, ani pse vlerësimin e duhur nuk e morri kurrë. E përkundër kësaj, këngëtares Teuta Kurti i vjen keq që rezultatet e Shqipërisë në Eurovision, po i tregon pikërisht “serioziteti” i vet festivalit në Shqipëri.

E veç faktit se në RTSH prezantohet sepse i pëlqen të këndoj ‘live’, këngëtarja mitrovicase po mendon që shpejt të sjell një këngë të re. Në një intervistë për kolona.al, Teuta ka folur për muzikën e sotit që sipas saj është ndyrë nga zhveshja. E veç këngës, Kurti ka folur edhe për profesionin e saj të dytë, atë të grimerës me te cilin merret here pas here, për familjen, pasionet e njohuritë e forta rreth çmimeve në treg.  

Teuta,  aktualisht si po plotësohet koha jote?

Koha ime s’mund të them plotësohet sepse ajo tashmë është e plotësuar fatmirësisht me familjen time Dardanin dhe vajzën Ayan.

Njiheni si këngëtare që sillni këngë rrallë e përmallë. E fundit ishte ajo me të cilën morët pjesë në festivalin e RTSH-së. Edhe përkundër mosvlerësimit të duhur në RTSH, prapë jeni aty. Pse?

Rrallë e përmall sepse nuk jetoj nga muzika e degjeneruar që është duke u servuar kohëve të fundit e që vetëm muzikë nuk është. Unë kam shkollë të kryer të muzikës andaj mendohem mirë çka sjelli. Edhe pse nuk vlerësohet nga numër i madh i njerëzve, prapë kurrfarë roli nuk luan te unë sepse s’kanë faj popullata, çka i servohet. Mësohen me atë meny që është fatkeqësisht e ndyrë nga zhveshjet. Sa i përket festivalit, mosvlersimi nuk është diçka që me thyen mua. Në fakt më detyron të punoj edhe më fort sepse kështu kam arritur në skenë me mund dhe shkollë. Marr pjesë në festival pikërisht sepse është ‘live’.

Kur do t’i thoni përfundimisht JO, festivalit të RTSH-së?

Asnjëherë nuk kanë mundur të më thyejnë deri tani, të më zhgënjejnë…pse duhet të dorëzohem? Fatkeqësisht rezultatet e tyre po tregohen në Eurovision vet.

Ndonjë projekt tjetër muzikorë, po punoni?

Për momentin kam në mëndje të realizoj një këngë, por ende s’kam vendosur me kë të bashkëpunoj këtë radhe.

Me kë në bashkëpunim do të doje të sillje këngën e radhës?

Ka plot artistë të mirëfillt mirëpo më duhet të koncentrohem në karrierën time personale.

Ju, veç muzikës ka vite që punoni edhe me fëmijët në solokëndim e piano. Çfarë premtojnë gjeneratat e reja në muzikë?

Sigurisht premtojnë shumë përderisa shkollohen dhe marrin atë thelbin e muzikës. Kjo nuk i lejon ata të realizojnë muzikë ‘kiq’, andaj çdo vjet vijnë gjenerata të reja dhe plot vullnet dhe talent.

Si e vlerësoni tregun aktual muzikor në vend?

S’kemi hapësirë me vlerësu. Është e njëjta këngë, i njëjti tekst sillet aty. Thjesht them çka do të bëjnë më. Mu zhveshë u zhveshën, me këndu pe dimë që s’po dinë. Klikimet e dimë qysh po arrihen, prapë janë në top. Fatmirësisht shpresa nuk ka humb sepse kemi një numër të madh të artistëve që sjellin këngë rrallë e për mall, por ajo këngë ka peshë.

Po me vajzën si po kalon koha?

Shumë mirë!  Në korrik bën 3 vjet. Është shumë e gjallë, shumë inteligjente dhe ka sens humori.

Ka talent për muzikë?

Muzikën e do, por ende s’mundem me vlerësu a është momentale si të gjithë fëmijët apo më tepër.

Ju gjithashtu keni qenë e angazhuar edhe si grimere…po vazhdoni ende me këtë punë?

Angazhim tani për tani jo. Mirëpo në kohë të lirë angazhohem. Është profesioni i dytë që e bëjë me dëshirë.

Me mbrëmje muzikore po vazhdoni ende?

Po, jam e angazhuar nëpër Kosovë dhe rrethinë. Varet se ku, nuk kam ndonjë vend të caktuar.

Sa është e vështirë që njëkohësisht të angazhohesh me këngë, me mbrëmje muzikore, në rolin e profesoreshës, nënës, bashkëshortes dhe zonjës së shtëpisë?

Shumë e lehtë kur di t’i aranzhosh edhe e ki për obligim. Pasi vendos të bëhesh grua dhe të bësh fëmijë, duhet krejt mi mbërri. Lehtë është me t’i bo punët dikush e me t’i rrit fëmijët. Unë vajzën e kam në çerdhe, mirëpo pikërisht për këtë arsye jam shkëputur nga skena pak, sepse atë dhe familjen e kam prioritet, përderisa kam pranuar të martohem.

Sa i kushtoni rëndësi ushqimit?Shumë. Njihem si kuzhiniere e zonja. D.m.th. llokuma, drekat…të gjitha çka e përkufizon kuzhinën i di ti gatuaj. Gatuaj çdo ditë dhe më pëlqen shumë.

Preferoni ushqimet ‘bio’ apo nuk i zgjidhni fort?

Nuk zgjedh fort, ndoshta pse vajza i han shumë të gjitha ushqimet, andaj e di që vitaminat i merr rregullisht.

Me dietat si qëndroni?

Nuk kom mbajt dietë edhe nuk vazhdoj të mbaj.

Kur për herën e fundit keni dal për të bërë pazar?

Përditë bëj pazar në perime, pemë e gjëra shtëpiake. Ndërsa shooping  për gardërobë më rrallë.

Sa jeni në dijeni rreth çmimeve në tregjet vendore?

I di sepse jam nëpër markete çdo ditë, dhe çmimet kanë ndryshime drastike nga vendi në vend. Përndryshe tregu i gjelbër i vjetër është me çmimet reale.

Cila është pjata që e gatuani më shpesh?

Shniclla, supë, sallatë me oriz dhe sos të kërpudhave.

Filmi i fundit që keni parë?

“The Revenant”.

Libri që keni lexuar?

Libër ka kohë që s’kam lexuar, përralla po.

Si jeni përballë skamnorëve?

Është temë shumë e ndjeshme dhe s’para kallëzoj për diçka të tillë, shkruan Klona.al.

Kur për herën e fundit keni dhënë për bamirësi?

Çdo herë.

Diçka për fund?

Ju përshëndes shumë! Ju uroj shëndet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here