Ndonëse nuk është më aq aktiv në muzikë, këngëtari Ismet Bexheti, nuk qëndron keq me pasurinë.

Bexheti i cili është Kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ka deklaruar kogja pasuri në Agjencinë Antikorrupsion.

Sipas deklarimit, ai ka një shtëpi në vlerë prej 250 mijë euro dhe një banesë me vlerë rreth 40 mijë euro, raporton Magazina.al

Por këngëtari i hitit të dikurshëm “Mirë se vjen o vëlla”, ka deklaruar edhe Truall, Mal e një Shtëpi tjetër, por të cilat janë në pronësi të prindit të tij.

Familja Bexheti, kanë gjithsej tri vetura në përdorim, veturë të tipit Pasat në vlerë prej 15 mijë euro, Golf 4,500 euro dhe veturë Mercedes me vlerë 5500 euro.

Ai ka deklaruar jo më shumë se 2100 euro si kursime në dy institucione bankare, ndërsa paga që merr në RTK arrin shumën 12672 euro në vit.

http://www.akk-ks.org/declaration/2017/Institucionet_e_Pavarura/Radio_Televizioni_i_Kosoves/Ismet_Bexheti.pdf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here