A do të jetë Linda Halimi “American Idol”-i i sivjetmë?Këngëtarja Linda Halimi, e cila tash e sa kohë është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë vit do të konkurroj në talent shoun amerikan “American Idol”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Linda, e cila në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar disa foto, transmeton zeri.info.

Linda shihet shumë e gëzuar dhe e kënaqur që do të jetë pjesë e talent shout më të madh amerikan.

Vlenë të theksohet se Linda ka një zë mjaftë të fuqishëm, shkruan “Zëri”.

Shpresojmë se Linda do të jetë edhe fituesja e shout.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here