A do e mbajnë fjalën të famshmit?Zgjedhjet në Amerikë janë në qendër të vëmendjes së gjithë botës, por fitorja e Trump është një trishtim i madh për ‘bandën’ e Hollivudit që mbështeti Hillary Clinton.

Lady Gaga organizoi një protestë kundër Trump, jashtë Trump Tower, duke drejtuar një ambulancë me shenjën “Love Trumps Hate”. Në mesnatë, teksa nisën të jepeshin dhe rezultatet Gaga shkruan në Twitter: Thuaj një lutje Amerikë”.

Gjithashtu mbështetës të tjerë të Cliton, njerëz të famshëm, kanë shprehur trishtimin e tyre në rrjetet sociale. Eva Longoria ka postuar një selfie të mërzitur në Snapchat ku shkruan “Çfarë po ndodh??????”.

Mbështetës të tjerë të saj, përfshi Lena Dunham, Miley Cyrus dhe Amy Schumer kanë thënë se do të largoheshin nga Amerika nëse zgjidhej Trump. Kanadaja nëpërmjet një postimi në Tiwtter i mirëpret ato duke shkruar se “është e inkurajuar të sjellin traditën kulturore me vete për ta shpërndarë me qytetarët”.

Katy Perry, me 94 milionë ndjekës në orët e para ka shkruar në Twitter: “Mos u ulni ende. Mos qani. Lëvizni. Ne nuk jemi një komb që të lejojmë URRYESIN të na drejtojë. Ne nuk do të heshtim kurrë”.

Këngëtarja Cher është shprehur se fitorja e Trump i duket sikur i ka vdekur një njeri në familje, ndërsa Ariana Grande ndihet e tmerruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here